Kreu i Kishës Katolike, George Frendo pozitiv me koronavirus, shtrohet në spital

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, George Frendo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Konferencës Ipeshkvore

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”,- thuhet në njoftimin e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

SHKARKO APP