Kreu i KLP-së nuk e kalon Vetting-un, KPA shkarkon Alfred Ballën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbledhjen e kësaj të marte, vendosi largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet të kreut të KLP, Alfred Balla.
“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar.
Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivklerësimit për Alfred Ballën.
Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspector i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në njoftim.