Kreu i KQZ, Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë ditën e sotme një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit.

Celibashi ka bërë të ditur se në zonat e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë, ku që nga zgjedhjet e 2023 votohet në mënyrë elektronike, janë ngritur qendrat e testimit të votimit.
Më tej, Celibashi ka folur për votimin në diasporë, ku ka thënë se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë zarfin dhe kanë votuar 12.5% e tyre.

“Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve. Problematika me shpërndarjen e zarfave të votimit është më e madhe në Greqi, sipas raportimeve, ku kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën”, tha Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Celibashi ka folur për komunikimin e KQZ-së me SPAK mbi hetimet lidhur me problematika zgjedhore. Ai tha se me SPAK kanë komunikim të vazhdueshëm dhe për raste konkrete. Sipas informacionit që disponon, Celibashi ka nisur një numër procedimesh që SPAK është duke i ndjekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje konkrete. Ndërkohë, në një komunikim të sotëm, SPAK mund ta bëjë vetë me dije që janë një numër procedimesh të cilat janë duke i ndjekur. Bazuar edhe në denoncimet e subjekteve zgjedhore dhe në raste të bërë të ditura në media”, tha Celibashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?