Kreu i KQZ-së, Denar Biba: Politika tradicionale është bërë e neveritshme. Demokracitë po bëhen vetëshkatërruese

 

Kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, duke marrë shkas nga zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sapo u mbyllën, shpreh shqetësimin e tij se demokracia po bëhet vëteshkatërruese.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Biba thekson se politika tradicionale është bërë e neveritshme, dhe kjo sipas tij, për shkak se elitat historike po përjetojnë nivelet më të ulta të besimit të popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i kreut të KQZ-së

Swiss Digital Mobile Reklama

Per fat te keq, edhe ne shoqeri te konsoliduara si ato ne SHBA, Britani etj. po votohet ne nivele te larta nen ndikimin e frikes dhe jo te arsyes.

Qytetare qe zgjedhin t’iu bashkohen lidereve qe ndajne; anatemojne te huajin, nxisin paranojat dhe perfitojne nga nevoja instiktive e votuesve per siguri.

Demokracia po behet veteshkaterruese…

Elitat historike po perjetojne nivelet me te ulta te besimit te popullit. Mes atyre qe qeverisin dhe atyre qe qeverisen hendeku eshte masiv.

Politika tradicionale eshte bere e neveritshme.

Ne keto rrethana, nuk eshte cudi qe individe jokonvencionale penetrojne deri ne krye.

Fatet e popujve jane ne dore te fatit, tashme.

denari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?