Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi takon sot opozitën parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të zhvillojë sot një takim me deputetë të opozitës parlamentare për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 dhe vjen dy ditë pasi tre kryetarët e grupeve parlamentare opozitare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ata i kërkuan shumicës socialiste që të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për reformën zgjedhore dhe dy kushtet e tyre, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi zhvilloi një takim me partitë jashtëparlamentare, ndërsa paralajmëroi se do të radikalizojnë qëndrimin nëse nuk bien dakord për dy kushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?