Kreu i Kuvendit të Kosovës viziton sot Shqipërinë. Takime me Metën, Ruçin dhe Bashën
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, më 7 qershor, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, njofton RTK.
Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e z. Konjufca, me cilësinë e kryetarit të Kuvendit.
Agjenda e vizitës:
10:05 -11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi te Kryesia e Kuvendit
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha te selia e PD-së