FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i kuvendit uron për Krishtlindje, ftesa për koalicion, Meta: Sot është ditë shprese

Një urim për besimtarët e krishterë ka ardhur edhe nga Kreu i Kuvendit, Ilir Meta.  Në mesazhin e tij, kreu i kuvendit ka theksuar se sot është ditë shprese, përballë sfidave.

“Uroj më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim për të gjithë shqiptarët në këtë ditë mjaft të rëndësishme, e në veçanti më shumë vëmendje dhe mbështetje për ata më të pamundurit, që janë në një gjendje të vështirë. Sot është një ditë reflektimi dhe shprese, teksa jemi përballë sfidave. Vështirësite për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë duhen tejkaluar, për të qenë të gjithë të barabartë”, tha Meta.

Edhe pse ditë feste, z.Meta është përgjigjur interesimit të gazetarëve, për ftesën që kryeministri Rama i bëri për koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zoti Rama ju bëri një ftesë publike për koalicion ka LSI një qëndrim për këtë?”, u pyet Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mendoj se sot është dita e shpresës për të gjithë, i uroj të gjithëve mbarësi dhe solidaritet”, u përgjigj ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?