Kreu i LSI në Korçë/Petrika Mele: Rilindja do shpartallohet në çdo qendër votimi. Korça s’mund të punojë për një oligark

Kreu i LSI-së në Korçë, Petrika Mele: Nuk ka absolutisht asnjë artificë në Kodin Zgjedhor që të shmangë humbjen katastrofike të Edi Ramës dhe të enturazhit të tij me banditë e oligarkë, që e ka çuar vendin buzë greminës

Intervistoi: Redjon Shtylla

Inxhinieri, Petrika Mele është zgjedhur tashmë kryetar i ri i LSI-së në Korçë. Në një intervistë për ”Koha Jonë”, ai shprehet jo vetëm i sigurtë për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por shton se “Rilindja do të shpartallohet në çdo qendër votimi në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë”. Sipas tij Korça nuk mund të punojë gjithë jetën për një oligark. ”Korça është lënë totalisht në harresë nga Rilindja dhe kjo për shkak të Drejtorëve të saj të korruptuar dhe drejtuesve dallkaukë të Rilindjes në Korçë, të cilët janë barriera e vetme që pengon zhvillimin e saj. Një mazhorancë e dalë nga shinat e pluralizmit dhe gjeneruese e një depresioni të thellë socio-ekonomik për t’u mposhtur kërkon një gërshetim të të gjithë mjeteve demokratike. Shpreh besimin tim të palëkundur që në 25 Prill, Opozita e Bashkuar do të fitojë thellë dhe do ta shpartallojë “Rilindjen” në çdo qendër votimi në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë. Korça nuk mund të punojë gjithë jetën për një oligark”,-shprehet kreu i LSI-së në Korçë.

Sapo ju është besuar drejtimi i LSI-së për Bashkinë e Korçës. Një përgjegjësi e cila rritet edhe më shumë kur në këtë qark në zgjedhjet e 2017, forca që ju përfaqësoni fitoi vetëm një mandat, në krahasim me 6-të të fituara nga PS-ja. Këtë herë pse besoni se rezultati do të jetë në favorin tuaj?

Është nje sfidë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme drejtimi i LSI-së në Korçë, pasi Korça është qytet simbol i vlerave kulturore dhe traditave qytetare. Korça është lënë totalisht në harresë nga Rilindja dhe kjo për shkak të Drejtorëve të saj të korruptuar dhe drejtuesve dallkaukë të Rilindjes në Korçë, të cilët janë barriera e vetme që pengon zhvillimin e saj. Një mazhorancë e dalë nga shinat e pluralizmit dhe gjeneruese e një depresioni të thellë socio-ekonomik për t’u mposhtur kërkon një gërshetim të të gjithë mjeteve demokratike. Shpreh besimin tim të palëkundur që në 25 Prill, Opozita e Bashkuar do të fitojë thellë dhe do ta shpartallojë “Rilindjen” në çdo qendër votimi në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë. Korça nuk mund të punojë gjithë jetën për një oligark.

Në ditët në vijim nga kjo degë e LSI-së do të dalin edhe kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit, pasi do të zhvillohen zgjedhje. Së fundmi keni bërë me dije se pjesë e LSI-së në Korçë janë shtuar edhe personalitete të qytetit dhe a do të jenë këta figurat e forta për garën zgjedhore? Rinia do të jetë një forcë jo vetëm për vota por për potencialin që ka për këtë qark?

Rinia është forca më vitale e LSI në Korçë dhe në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë. Në nisjen e kësaj detyre të re, shpreh se LSI në Korçë është në fazën e riorganizimit të strukturave të saj drejtuese. Në kuadrin e hapjes së partisë dhe promovimit te figurave të reja, personalitete nga fusha akademike dhe profesionale po i bashkohen LSI-së. Duhet të theksoj se këto afrime të reja kanë patur rezonancë pozitive edhe tek strukturat e partisë. Jam besimplotë që integriteti i tyre profesional, dhe respekti që gëzojnë në komunitet i kthen ata në figura tejet konkurruese për garën e afërt zgjedhore. Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ku partitë në fokus kanë dinamikat e reja tek programi elektoral, LRI është shembulli “par excellence” i kooperimit të një forumi rinor me partinë mëmë. Antaret e Kryesise së LRI dhe jo vetem janë të pranishëm në hartimin e programit të ri, sidomos në sferën e arsimit.

Në një intervistë të mëparshme për “Koha Jonë”, jeni shprehur se më 25 prill lokomotiva opozitare fiton thellë në çdo qendër votimi ndaj Rilindjes gërmadhë. Çfarë ju siguron që do të arrihet në këtë rezultat, pasi ndonëse keni prezantuar programin, koaliconet parazgjedhore nuk lejohen dhe e shihni si pengesë?

Korrupsioni endemik është i strukutuar në qelizat drejtuese të institucioneve në Korçë dhe më gjerë, të cilat janë tepër efikase për të grabitur dhe krejtësisht të paafta për ti shërbyer qytetarëve. Me një koefiçient besueshmërie në 0, Rilindja sot është e gjunjëzuar dhe në agoni të plotë. Nuk ka absolutisht asnjë artificë në Kodin Zgjedhor që të shmangë humbjen katastrofike të Edi Ramës dhe të enturazhit të tij me banditë e oligarkë, që e ka çuar vendin buzë greminës.

SHKARKO APP