Kreu i Parlamentit Ilir Meta u takua dje me liderin e Opozitës për 7 ligjet

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, me të cilët u konsultua për mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkëbiseduesit mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, z. Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA Donald Lu, Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.

 Në takim u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesërme me mbledhjen zyrtare të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaroi se mbështet këtë kalendar dhe se opozita do të marre pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin për nevojën e miratimit sa më të shpejtë me konsensus dhe cilësi të lartë të këtyre ligjeve, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës së Re dhe Opinionit Final të Komisionit të Venecias.

Në këtë takim morën pjesë dhe Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?