Kreu i Policisë së Shtetit: Jap shpegime për 48 orë për vdekjen e Lear Kurtit

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në polici, ka shkaktuar debate në komisionin e Sigurisë, ku sot ishte parashikuar seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për ruajtjen e dinjitetit, sot kam ardhur me axhendë të përcaktuar nga komisioni. Nuk jam përgjigjur më parë për shkak se kam qenë me një angazhim në SHBA. Për sa kërkohet nga grupi i deputetëve për çështje që lidhen me ngjarjen e fundit, të të ndjerit, jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve dhe të jap shpjegime në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj. Edhe për çështjen e të ndjerit Rasha, duke qenë në detyrën e kreut të AMP. Do t’ju lutesha që, jo çdo gjë që shpërndahet mediatikisht për opinionin do të thotë se janë të vërtetat reale të hetimeve që kryejnë intitucionet e drejtësisë“, tha kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?