Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, paraqitet në SPAK

Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, paraqitet në SPAK.

Myzyri pritet të merret në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht pak ditë më parë të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij skandali të dyshuar me fondet publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?