Kreu i shtetit pret sot ish-presidentin Bamir Topi

Kreu i shtetit, Ilir Meta do të presë sot në një takim ish-presidentin Bamir Topin. Zyra e shtypit në Presidencë ka bërë me dije se takimi mes dy presidentëve do të mbahet në 18:00.

Paraditen e sotme, Presidenti Meta priti në takim ish-presidentin Bujar Nishani. Ndërkohë zhvilloi një takim ish-presidentin Sali Berisha, në lidhje me atë që ai e cilësoi ‘situatë dramatike’.

Ishte Presidenti Meta që ftoi në takim si fillim krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ish-presidentët e vendit, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa theksonte në ftesë se vendi ndodhet në një situatë dramatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?