Kreu i Venecias: I lumtur që kontribuova për reformën
Politikë E Enjte, 29 Prill 2021 13:32
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka uruar politikën shqiptare për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Presidenti Buquicchio shprehet se është i lumtur që ka luajtur një rol në këtë proces.
“Votë unanime e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese për reformimin e gjyqësorit. I lumtur që kam luajtur një rol qendror në këtë proces”, shkruan Presidenti i Komisionit të Venecias.
KOHA JONË SONDAZH

