Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike/ Basha: PPP-të po shkatërrojnë stabilitetin fiskal
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se qeveria shqiptare rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Basha thekson se Agjencia e Vlerësimit të “Standard & Poor’s” ka njoftuar se korrupsioni i qeverisë me PPP-të, po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve.
“Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve”, shprehet Basha në një postim në Twitter.
Në shkrimin e pulikuar nga Monitor, Agjencia e Vlerësimit të “Standard & Poor’s” vë në dukje se qeveria shqiptare duke krijuar Korporatën e investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjesë të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe ministrisë së Financave krijon një buxhet dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik.
Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve. https://t.co/kAYMfRlF9L
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 6, 2020