Krim i rëndë në familje, nipi vret xhaxhain dhe veten
Një vrasje brenda një familjeje ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës. Nipi, Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë Jorgji Koreta, 64-vjeç dhe më pas edhe veten. Vrasja ka ndodhur me armë gjaku, dhe arsyet deri më tani përfliten që lidhen me pronën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Genci Koreta dyshohet se vuante nga depresioni.
“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G.K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J.K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.