Krimet Zgjedhore. Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela, takim në ambasadën britanike

Ambasada Britanike organizoi një takim me Kryeprokurorin Special Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e re për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, e cila është publikuar në vitin 2025.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Britanike:

Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, të publikuar në vitin 2025.
Sesioni informues mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore në mjedisin aktual operativ, duke përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve të mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Marrëveshja e re ndërmjet institucioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm i radhës në sigurimin e qartësisë së qëllimit për secilin institucion.
Ambasada Britanike mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të siguruar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?