Krimet zgjedhore, Altin Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, morëm 193 kallëzime
Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Strategjia e SPAK-ut ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush, janë administruar 193 materiale, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët, 16 kallëzime nga persona juridikë. Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale. Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale.
Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori. Gjej rastin të falënderoj prokurorët që kanë kryer çdo veprim të mundshëm. Një ndër tipologjitë e kallëzimeve nga subjektet politike ka qenë shpërdorimi i asfaltit elektoral.
Të gjitha kallëzimet janë verifikuar dhe nuk janë kundërshtuar në gjykatë kur janë mosfilluar. Kallëzimet për publikimet në kundërshtim me ligjin, përdorimin e administratës, kanë qenë thjesht formale dhe nuk kanë plotësuar elementët”, është shprehur Dumani.
KOHA JONË SONDAZH

