Krishtlindjet/ Basha në Durrës: Lutjet e mia janë për të prekurit nga tërmeti
Nga Kisha Ortodokse në Durrës, teksa uroi festën e Krishtlindjes, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për një bashkim të fuqishëm si një familje për të përballuar çdo të keqe. “Dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata më shumë në nevojë në mënyrë të veçantë me ata të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit. Gëzuar dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

KOHA JONË SONDAZH

