Krisje brenda opozitës? Vasili: Janë gojë të paguara, PS është parti e turpit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços, ka folur për zërat se mes opozitës ka krisje. Vasili thotë se këto ”gojë” nuk janë të liga e as të zgjuara, por të paguara. Sipas tij, marrëveshja e para pak javëve PD-LSI ishte thjeshtë simbolike, pasi bashkëpunimi ka nisur që në 2017 kur kjo e fundit doli në opozitë.

”Patjetër që fushata është prvijuar qartë, në dy drejtime, keni parë qoftë tek kandidatët, LSI prej kohësh evidentoi pothuajse në tërësi gjithë ekipin, edhe linjat themelore të programit electoral, që ishin me detaje interesante. Koha na dha të drejtë, sepse pamundësia për ta përmbushur pasi kaluam në opozitë çoi vendin në thyerje dhe në këtë pikëpamje, në dy drejtime, me kandidatë të afirmuar prej kohësh, puna elektorale në terren, dhe aafirmimi i detajeve të programit. Nga lufta në evazioni fiscal, mbështetja për të rinjtë, etj.

Aty ku duhet të ecë çdo forcë politike në Shqipëri, ne kemi insistuar të mos çedojmë tek programi, pasi shmangia nga idetë për të qeverisur nga çon tek tepsia e timoni. Kam refuzuar të pranoj humbjen e 2017 sepse isha kryetar, dhe koha më dha të drejtë, kush shkon me program ka mundësi për të ofruar, dhe të themi çfarë mbajti apo çfarë nuk mbajti. PS ka zgjedhur, do doja një kryeministër në atë kohë apo kryetar partie që të përballnim programet. Një LSI që brenda 24 orëve nga një forcë pa të cilën nuk bëheshin dot reformat, kur tha aleanca jonë mes nesh dhe LSI është përtej meje dhe Ilir Metës.

Kur u tronditën elementët e karrierës personale, u bë forcë armiqësore LSI për t’u zhdukur. Ju thashë, nuk e marr dot unë, seriozisht e marr se është kryeministër, por etk inkoherenca dhe koherenca, s’keni ku e gjeni një të dytë të tillë, s’kam çfarë të them. Deklaronte në dhjetor të 2016, aleanca ime me LSI shkon përtej meje dhe Ilir Metës. Ç’hyn Meta që s’është sot kryetar partive? Si ndodhi kjo gjë? Duhet pyetur, unë e di që do thotë një thes me parabolira. Ai ka problem me logjikën dhe arsyen”.

Pyetja: Krisje brenda opozitës?

Kam disa vite që qesh me këto, nuk janë gojë të liga, por të paguara. Po të ishin të liga e të zgjuara do bënin një analizë. Nuk besoj se ka një aleancë 4-vjeçare që nis nga ditët e para në opozitë. Bashkëpunimi jonë nuk nis me firmosjen, ishte simbolike, ndarje programore. Ka filluar që në 2017, kemi bërë mbledhjet e përbashkëte, u finalizua në 2019. Etapa të një bashkëpunimi, në betejë dhe aksion.

Kemi kaluar një betejë në terren nga më intensivet. Në 2017, koherenca është e plotë. Kur kemi dalë në opozitë, pasi konkluduam cilët ishin elementët parimorë, dhe rrezikshmërinë e Ramës pas vjedhejs së zgjedhjeve, sepse si ne dhe PD u vendosëm para saj. E kam deklaruar që në 28 qershor, kur kam thënë që këto janë zgjedhjet më të shëmtuara. Dhashë dorëheqjen ndaj kësaj forme proteste ndaj zgjedhjeve, për asnjë arsye tjetër.

Pastaj dosjet e jashtëzakonshme jo se më dhanë të drejtë, por krimi, Policia e Rama. Ka shumë rëndësi. Nuk kërkohen ndjesë për faje të rënda penale, pasi kryeministri rëndon zgjedhjet. Po të jetë interesante mund të bëj dhe koment të shkurtër. Rilindja është shportë e madhe karavidhesh, por nëse objektivi individual i ministrit të brendshëm. Sigurisht, drejtimi politik i është atribuar një njeriu individual, nuk i jep parlamenti, kushetuta jonë, zv/ministrat, i delegon, nëse ka objektiv individual jep dorëheqjen ministri i brendshëm. Edhe Rama madje. Më pas vjen një qeveri tranzitore. PS është parti e turpit, ministri është larguar tani.

Këtu bëhet, nuk ka ligj e norma, Kushtetutë, por interes. Ministri o jep dorëheqjen, ose nuk delegon dot. Në vitin 2013, kam qenë zv/kryebashkiak i Tiranës, kandidova në Fier, dhashë dorëheqjen sepse e kisha të pamundur të ndiqja dy angazhimet. Ky shtet ka rënë, kjo është një batërdi, njëri thotë ia jap zv/ministrit. Ne jemi në betejë me ta. Një klimë normale e zgjedhjeve, qeveria tranzitore do ishte e mirë. U hodhën si qentë, ministri i brendshëm o të rrijë në detyrë, o të japë dorëheqjen.

SHKARKO APP