Kritikat për marrëveshjen Rama-Meloni, kryetarja e Kushtetueses flet për VOA: Gjykata vepron në mënyrë hermetike!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ndodhet në SHBA, dhe ka dhënë një intervistë për ”Zërin e Amerikës”. Gjatë kësaj interviste, ajo është ndalur edhe në vendimin e Gjykatës lidhur me marrëveshjen e Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë, dhe kritikat e opozitës menjëherë më pas. Ajo u shpreh se i respektojnë mendimet ndryshe, por vendimet janë e Gjykatës janë me argumente dhe se nuk mund të komentojnë mbi to.

Pjesë nga intervista:

VOA: Opozita e ka kritikuar Gjykatën disa herë se mban anën e qeverisë, siç ishte pakti Rama-Meloni, si u përgjigjeni këtyre kritikave?

Zaçaj: Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë.

Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne si gjyqtarë nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori.

Pjesën e mendimeve ndryshe ne e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i Gjykatës ka argumentet dhe nuk mund të komentojmë. Patjetër që respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut.

Gjykata vepron në mënyrë hermetike, kështu që pjesa tjetër sesi mendon publiku për një vendim gjykate e bazuar në kushtetutë është vetëm një arritje e të drejtës për t’u shprehur.

SHKARKO APP