Alarmi i Dhomës Amerikane: Investitorët e huaj dhe vendas po largohen nga Shqipëria

Gjatë emisionit “Argument” në tv “Scan”, mbrëmjen e së hënës u diskutua alarmi më i fundit që bizneset shqiptare ngritën sa i përket impaktit të krizës politike në ekonomi.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, deklaroi se paqartësia që kanë tani investitorët, jo vetëm të huajt, por edhe ata vendas, bën që të largohen nga Shqipëria, kryesisht drejt rajonit.

“Ka edhe disa investime që kanë bërë, ata janë me të vërtetë të shqetësuar. Tani ata po mendojnë a ta marrin dividentin, sepse është ulur pak dividenti dhe të investojnë jashtë, ose në Rajon. A do të ndryshojë dividenti? Pra a do të jetë në ardhmen ai më i lartë. Kështu që askush nuk është më i sigurtë ta thotë këtë. Por nëse ka një nxitim nga ana e tyre që janë shkaktuar nga problemet e politikës, është ky nxitim për të marrë dividentin dhe ta investojnë diku tjetër. Kështu që disa nga ata (investitorët) janë duke investuar edhe në Mal të Zi, edhe në Kosovë”, deklaroi kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford.

Deklaratat e politikës shqiptare nuk përkojnë me realitetin sa i përket situatës së biznesit, deklaroi Mira Pogaçi, Drejtoreshë Ekzekutive e “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”.

“Nuk do ta cilësoja që biznesi është në krizë. Vërtetë vendi jonë është në disa kushte të veçanta. Marrim disa eleementë që duhen trajtuar. Vazhdimisht themi që noveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë, dhe biznesi do të ndikohet nga ky korrupsion, por në krizë nuk është. Deklaratat politike ndihen si të shkëputura nga realiteti i biznesit dhe nga realiteti qytetar. Domethënë ne po flasim diçka tjetër, për një vend tjetër, për një situatë tjetër, dhe faktori politik flet për një situatë krejt tjetër. Pra, ka një distancim total ndërkohë që nuk duhet të jetë”, u shpreh Mira Pogaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i “Deloitte”, Olindo Shehu, përforcoi edhe më tej këtë mendim duke deklaruar se politika duhet ta lerë të qetë biznesin, pasi në Shqipëri janë të lidhura ngushtë.

“Ekonomia në Shqipëri është tej mase e lidhur ngushtë me politikën. Kjo si në çdo vend tjetër, por e veçanta e kësaj lidhjeje vjen për shkak se ne jemi vend i vogël, gjë që e bën akoma dhe më të lidhur. Kështu që rrjedhimisht dhe kjo krizë politike që neve kemi afekton çdo sektor të ekonomisë. Politika të bëjë vetë politikën dhe qytetarët e këtij vendi të jenë më aktivë për të marrë situatën në dorë”, nënvizoi Olindo Shehu.

{“videoid”:”1558438349332″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Politika, larg duart nga biznesi – Diskutimi në “Argument”, retorika është larg realitetit, biznesi jo në krizë on Vidnews.

SHKARKO APP