Kriza energjetike, Rama jep lajmin e mirë nga Praga: Ministrat e Ballkanit në tryezën e BE-së

I ndodhur në Pragë në kuadër të Samitit ”Komuniteti Politik Europian”, kryeministri Edi Rama tha se ideja për këtë komunitet të ri ka hasur gjithmonë në pengesa. Po ashtu kreu i qeverisë dha edhe lajmin e mirë, kur për mediat pohoi se ministrat e Energjisë së Ballkanit, do të jenë pjesë e takimit të BE-së që do të mbahet në Pragë për krizën energjetike.

“Lajmi i mirë është që me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit është pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane dhe jo si një çështje të BE.

Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës tonë fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejte. Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”, tha Rama.

SHKARKO APP