Kriza në PD, Rama: Po shkatërrohet aseti i politikës shqiptare
Kryeministri Edi Rama thotë se një aset i politikës shqiptare është në shkatërrim e sipër dhe fjalën e ka për PD.
Rama: Unë s’jam me asnjërin, janë të ndryshëm, por në thelb janë e njëjta gjë, nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Këtë historinë e Saliut nuk dua ta komentoj, është më e rëndë se ç’duket.
Që një njeri që ka pasur në 30 vjet, gjithë çfarë mund të ketë një person të shpallet non-grata nga një vend që është strategjik me Shqipërinë, nuk është non-grata në një vend që ka relata të dyshimta me SHBA-në. Relativizimi që i bëhet këtij fakti, si produkt konspiracionesh, është shumë e rëndë për Shqipërinë.
Pastaj se çfarë ndodh brenda nuk e di, një aset i politikës shqiptare është në shkatërrim e sipër.
Ylli Rakipi: Sali Berisha.
Edi Rama: Jo, jo, Partia Demokratike.