Kriza pas pandemisë, reagon Basha: Koha nuk pret! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar edhe njëherë vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë bizneset shqiptare gjatë pandemisë.

Basha ka publikuar një video të një zonje që është vetëpunësuar në biznesin e saj, i cili po përjeton rënie të punës këto kohë, teksa shkruan, “Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.

Më herët PD ka përgatitur një plan me 5 pika se si të rimëkëmben bizneset dhe daljen e tyre nga kriza, një plan që nuk është pranuar nga kryeministri Rama gjatë prononcimit për media sot.

ZBARDHJA E VIDEOS SË PUBLIKUAR NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA NË FACEBOOK

VIDEO/ “Do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”. Historia e një biznesi të vogël që kriza ekonomike dhe taksat që rriten përditë po e çojnë drejt falimentimit. Rabjana Shima: Prej vitit 2013-të, taksat janë rritur shumë sa janë bërë të papërballueshme. Jemi drejt falimentimit

Rabjana Shima është një prej shumë bizneseve të vogla në Tiranë. Që prej vitit 2007 kur ka hapur minimarketin në një lagje të Tiranës, ajo mban familjen me këtë biznes. Por me rritjen e taksave që prej vitit 2013-të ajo thotë se tashmë rrezikon falimentimin. Në një kohë që kriza ekonomike sa vjen e thellohet, fitimet ulen. Kjo sjell pamundësinë e saj për të paguar taksat e rritura, përfshirë këtu edhe taksat vendore që janë shtuar. “Nëse vazhdon kështu, për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”, – thotë ajo e dorëzuar përballë vështirësive që ka sjellë politika fiskale e qeverisë këto 7 vitet e fundit.

Rabjana Shima:
Jam Rabjana Shima. Unë biznesin tim e kam hapur në vitin 2007. Në 2013-ën, filluan taksat të ndryshojnë. Taksat u rritën jashtë mase shumë saqë po bëhet e papërballueshme. Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Puna është duke rënë dita-ditës. Unë punoj burrë e grua nga mëngjesi deri në darkë. 30 ditë në muaj në jemi në punë, nuk kemi ditë pushimi, nuk kemi ditë feste. Nuk kam ditë kur unë sëmurem të rri në shtrat, nuk më paguan njeri. Ne jemi drejt falimentimit. Për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di së ku do të shkoj

SHKARKO APP