Kriza politike, OSBE pritet të ulë palët në tryezë

OSBE-ja do të thërrasë një tryezë të përbashkët të gjitha partitë politike, me qëllim zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer prej muajsh Shqipërinë. Tryeza është parashikuar që të mbahet në datën 25 shtator, ku është e ftuar dhe opozita politike, qëndrimi i të cilës ende nuk dihet.

Gjatë ditës së djeshme në një prononcim për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja e krizës duhet të gjendet nga brenda dhe se ndërkombëtarët janë të mirëpritur për të dhënë ndihmën e tyre por jo të shërbejnë si negociues.

“Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë dhe gjithëpërfshirëse ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruhet në njoftimin e OSBE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma Zgjedhore është një nga kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve në vendin tonë, dhe që kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike por me tërheqjen nga Kuvendi PD dhe aleatët e saj, kanë ndërprerë punën dhe për këtë reformë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?