Kriza politike, Presidenti Meta takon ambasadorët e Bashkimit Europian
Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.
Burime për “Koha Jonë” bëjnë me dije se takimi po zhvillohet për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë, prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama. Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti do t’i sqarojë ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe do iu sqarojë se përse duhet shtyrja e zgjedhjeve, sipas dekretit.
Siç dihet tashmë kryeministri Rama nuk pranon asgjë. Nuk respekton as dekretin kushtetues të Presidentit të Republikës, i cili ka fuqi ligjore pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.