Kriza/ Sot vijnë në Tiranë negociatorët e Brukselit

Sot vjen në Tiranë David McAllister, Zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.

Ai do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë, pasi opozita itensifikon aksionin, pasi mbi 60 diteve në çadër.

Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga një tjetër gjerman, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

McAllister dhe Fleckentsein do të kenë për mision gjetjen e një rrugëzgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës e cila do të çonte në dhënien fund të ngërçit politik dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

BE është shprehur e shqetësuar edhe në lidhje me tubimin e fundit që ka lajmëruar opozita sot, por Basha paralajmëron se do të jetë paqësore.

SHKARKO APP