Kroçera ”Sirena”, Rama: 636 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës për të vizituar vendin

Kroçera “Sirena” me 636 turistë amerikanë ka mbërritur këtë të hënë në Portin e Durrësit. Anija turistike me gjatësi 180 metra u ankorua mëngjesin e sotëm në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se ”636 turistë amerikanë kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit me kroçierën “Sirena” për të vizituar vendin tonë”.

Kroçera “Sirena” po kryen një tur në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe u ndal në Durrës pas vizitës në Argostoli (Greqi). Gjatë qëndrimit të anijes turistike në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës, Beratit dhe Durrësit dhe pas qëndrimit ditor në Durrës, kroçera do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?