Kryebashkiakët e PS me rekorde kriminale, deputeti: Mësojmë duke u rrëzuar

Partia Demokratike deri më tani ka gjetur 4 kryetarë bashkish me të shkuar kriminale, ku dy prej tyre kanë rënë, konkretisht Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës. Sakaq kanë nisur verifikimet e prokurorisë për Qerim Ismailajn e Mallakastrës dhe Mark Babanin e Vaut të Dejës. Po kështu PD-ja ka deklaruar se ka në listë edhe 15 kryebashkiakë të tjerë.

Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi, pranon se PS-ja nuk ka vendosur filtrat e duhur për kandidatët e saj, duke u shprehur se “kemi mësuar duke u rrëzuar”.

”Duhet të kuptojnë se ligji nuk pengon vetëm zyrtarët me rekorde kriminale, por edhe ata që janë të përfshirë. Ne e dimë historinë e Shqipërinë, me raste për kalim kufiri të paligjshëm, apo me raste të personave që nuk kanë qenë në dijeni për hetimet e kryera jashtë. Pra ligji nuk e njeh injorancën. Qëndrimi ynë politik është se PS nuk mbron askënd, përpara problemeve penale secili duhet të përballet vetë”,-tha në ”Abc News”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pse nuk i “kapni” ju vetë përpara se ti denoncojë PD? Çfarë po bëhet në këtë drejtim për të përmirësuar filtrat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një proces që mëson duke ecur. Ne jemi në procesin e zgjedhjeve në parti, dhe për delegatët e kryetarët e kemi vebdosur si kusht të plotësohet formulari vetëdeklarimit. Pra siç thotë ajo shprehja, ”duke pësuar, duke mësuar”. PS nuk është shërbim sekret, nuk i kontrollojmë dot nëse e kanë plotësuar qartë formularin ndaj synojmë ta forcojmë ligjin për ata që plotësojnë formularin gabim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?