Kryebashkiaku Benet Beci pret ambasadoren japoneze, sisteme fotovoltaike për 2 kopshte në Shkodër

Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci priti këtë të premte në bashki ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, Monica Merino. Vizita u bë pasi u krye dorëzimi i dy sistemeve fotovoltaike diellore të cilat janë vendosur në dy kopshte të qytetit të Shkodrës.

Beci u shpreh se ky është veç një hap i parë i këtij bashkëpunimi në godinat e dy kopshteve në Shkodër, ndërkohë që kjo iniciativë do të vijojë edhe në godina të tjera.

”Me Ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kato Kikuko dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Albania, Monica Merino kryem dorëzimin e dy sistemeve fotovoltaike diellore të cilat janë vendosur në dy kopshte të qytetit të Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas nëshkrimit të marrëveshjes, edhe një vizitë pranë kopshtit “Ngjyrat” që është një nga përfituesit e këtij projekti. Ne po punojmë që instalimi i sistemeve fotovoltaike të vijojë edhe në godina të tjera, në përfitime të drejtpërdrejta në diversifikimin e burimeve të energjisë, kursimin e energjisë elektrike dhe dekarbonizimin si përgjigje edhe ndaj ndryshimeve klimaterike dhe sigurimin e energjisë së qëndrueshme pë komunitetet lokale”,-shkruan Beci në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?