Kryebashkiaku Demo pret homologun nga Vaccarizzo Albanese: Forcojmë urat e bashkëpunimit

Kreu i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka pritur në Këshillin Bashkiak, Antonio Pomillo, kryebashkiak i Vaccarizzo Albanese dhe Francesco Godino, kryetar i Këshillit Bashkiak, në një binjakëzim që forcon urat e bashkëpunimit.

”Pafundësisht i lumtur që bashkë me miqtë e mi të dashur, Z.Antonio Pomillo, Kryebashkiak i Vaccarizzo Albanese dhe Z. Francesco Godino, Kryetar i Këshillit Bashkiak atje, të realizonim sot në Berat aktin final të binjakëzimit mes dy qyteteve tona.

Ky binjakëzim do të forcojë urat tona të bashkëpunimit që shkojnë përkrah lidhjes së ngushtë, prej gjaku mes Shqipërisë dhe zonave arbëreshe”,-shkruan Demo.

SHKARKO APP