Kryebashkiaku elbasanas, Gledian Llatja përshendet dhe uron të diplomuarit në universitetin “Aleksandër Xhuvani”

Në një atmosferë vërtetë festive, ashtu siç edhe e meritojnë, kanë përfunduar maratonën e gjatë të arsimit në universitet, të diplomuarit në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Të rrethuar nga emocionet, njëherazi ato kanë hedhur kapelet që sinjifikon edhe përfundimin e studimeve, dhe nisjen e një jete të re, të paditur nga pjesa më e madhe, por me shpresën se do të jetë e bukur. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, profesor të universitetit si edhe të ardhur edhe nga Italia  studentë e prindër. Në fjalën e tij përshëndetëse të kësaj ceremonie madhështore rektori i Universitetit Skënder Topi  cilësoi ceremoninë  e diplomimit një rëndësi të vecantë për universitetin pasi ” shënjon fundin e një udhëtimi dhe fillimin e një udhëtimi të ri.

Ne jemi pështatur për ju me.modelet më të mira të mësimdhënies , duke ju përgjigjur me profesionalizëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Rrugëtimi unë ka qenë i gjatë, kemi arritur të mësojmë se disa mësime të mëdha nuk gjenden vetëm në libra, por në përvoja të përbashkëta dhe ju ja keni arritur. Arritjet dhe sukseset e Universitetit të Elbasanit janë të panumërta, sukses i cili nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e stafit akademik,  administrativ si edhe institucioneve partnere nga vendi e bota përgjatë këtyre viteve.

Një falenderim të vecantë edhe për prindërit të cilët na besuan arsimimin e fëmijëve të tyre”. Nga ana e saj Ministria e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushin e vuri theksin tek rritja e cilësisë në arsimin unersitar. ” Ne bgansot kemindilluar punën për të qenë anëtarë me të drejta të plota me universitetet europiane,  ku mundësitë do të jenë shumë herë më të mëdha. Sot kurorëzohen përpjekjet tuaja jo vetëm si studentë por gjatë të gjithë jetës suaj.Sot më shumë se kurrë kërkohen vlera, sic është toleranca, respekti,  sakrifica e solidariteti. Vetëm kështu do ti bëjmë ballë të gjitha sakrificave. Mirënjohje dhe respekt për pedagogët e universitetit, familjeve por edhe studentëve të cilët arritën këtë sukses  falë punës dhe sakrificës. Universiteti i Elbasanit cilësohet si më i miri, ky universitet ka traditë dhe ne do të bëjmë më të mirën”.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja në këtë ceremini diplomimi u shpreh se ” ju studentë ja dolet të përfundoni me sukseb studimin universitar të Elbasanit, universitetin më të mirë të ardhur nga Normalja e Elbasanit, nga tradita qytetare e Elbasanit. Diplomimi është një ditë e madhe për të gjithë ju, familjet tuaja por edhe profesorët që ju kanë asistuar për 3 vite. Në këto kushte që kemi pasur, panvarësisht pandemisë, panvarësisht problematikave të tjera me gjithë vështirësitë, me të gjithë teknologjitë e reja ju ja dolët të diplomoheni. Unë kam një falenderim të vecantë për pedagogët të cilët nuk ju kanë mësuar vetëm dijet universitare por ju kanë dhënë edhe qytetarinë e mirë të Elbasanit por gjithë shqipërisë. Kjo është një vlerë të cilën ne nuk duhet ta harrojmë. Elbasani është një qytet që ne duhet ta forcojmë, lidhjet, bashkëpunimi ashtu sic i kemi vënë në rrugë të dyja bashkë. Ne nuk e konceptojmë dot një qytet pa universitet apo universitetin larg qytetit. Një falenderim të vecantë edhe për atë staf mbështetës  i cili na ka ndihmuar edhe ne me studentët më të mirë të cilët na kanë ndihmuar në administratë për punët e mira. Jam i bindur që në projektet tona të cilat po vazhdojnë do ta kthejnë Elbasanin në një qendër të madhe ekonomike, të zhvilluar. Por kjo nuk bëhet vetëm nga bashkia, nuk bëhet vetëm nga qyteti, por nëse ne jemi të gjithë bashkë, edhe me universitetin, me familjet dhe me ju studentët e ardhmja e vendit”. Më pas ceremonia ka vijuar me përshëndetjen e akademikëve të ftuar dhe me shpërndarjen e diplomave.

SHKARKO APP