FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku Erion Veliaj uron Pashkët nga QSUT, në krahët e Kajanit

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot!
Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve!
Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT!”- shkruan Veliaj nga spitali.
Ky është urimi me të cilin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u është drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë me rastin e Pashkës. Ai ka zgjedhur të urojë nga dhoma e spitalit ku po trajtohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Trajtimi kirurgjikal dhe rehabilitues në QSUT është një sinjal pozitiv që Veliaj përcjell për të gjithë kryeqytetasit dhe jo vetëm, si shprehje e garancisë se edhe shërbimi spitalor publik është një vlerë e profesionalizmit dhe gadishmërisë që u ofrohet qytetarëve.

Komentues të shumtë falenderojnë për urimin dhe solidarizohen me fjalë të përzemërta dhe lutje për shërim të shpejtë të kryebashkiakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?