Kryebashkiaku i Elbasanit: Urbanizim në çdo lagje, fshat dhe Njësi Administrative

Një tjetër investim i përfunduar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papërr. Bëhet fjalë për shtrimin e 1.5 km rrugë me asfalt e cila do t’i shërbejë 750 banorëve të fshatit Balldren.

Fundin e punimeve i ka parë nga afër kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili gjatë një bashkëbisedimi me banorët e vuri theksin te premtimi që kishte bërë për rikonstruksionin e kësaj zone.

Ky investim tani përfundoi, me një cilësi dhe një standart të mirë për t’i ardhur në shërbim të gjithë banorëve.
Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve të Balldrenit që të shtrohej rruga kryesore e fshatit“, tha Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij “janë edhe pjesë të tjera të rrugëve të brendshme, ku i gjithë fshati është urbanizuar gjatë këtyre viteve.
E rëndësishme është që premtimet që kemi dhënë po i mbajmë, të gjitha“.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Elbasan ka nisur një sërë investimesh gjatë kësaj kohe, në ujësjellës, kanalizime të ujrave të zeza, në infrastrukturën rrugore. Sipas kryebashkiakut “kryesore patjetër janë edhe përmirësimi i infrastrukturës së lagjeve, nuk janë vetëm gjërat e mëdha.
Ne përvec gjërave të mëdha po i kushtojmë një vëmëndje të madhe edhe infrastrukturës sonë të lagjeve të brendshme”, tha ai. Balldreni është një fshat i madh dhe ndodhet shumë pranë zonës industriale me pallate të ndërtuara që në kohën kur u ndërtua ish-metalurgjiku në Elbasan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?