Kryebashkiaku i Mallakastrës do vijojë detyrën, PD-Celibashit: S’ke vullnet për të goditur dekriminalizimin

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj do të vijojë të ushtrojë detyrën. Këtë vendim dha sot KQZ-ja. Por deputeti i zgjedhur Belind Këlliçi, nënvizon se vendimi është shkelje e ligjit të dekriminalizmit. Ai akuzoi edhe kreun e KQZ-së, duke thënë se Celibashi tregoi vullnet të mbrapshtë për të goditur dekriminalizimin.

Sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit. Pas denoncimit të bërë nga ana e Partisë Demokratike në janar 2020, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për Ismailajn dhe gjeti se ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me tre vite burgim.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar pranë KQZ-së në vitin 2019, Ismailaj nuk e ka treguar këtë dënim, duke iu përgjigjur me “Jo”. Mandati i Ismailajt nuk do të vihej në dyshim nëse ky i fundit do ta deklaronte veprën penale me të cilën ishte dënuar, pasi ajo nuk futet tek ajo kategori që do t’i pengonte kandidimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i sotëm i komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të amnistuar uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit me 3 vite burg në Greqi, është në shkelje të ligjit dhe në kundërshti me tre precedentë për të cilët KQZ ka vendosur ndërprerjen e mandatit.

Në rastet e Dashamir Tahirit, e Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, që kanë rezultuar të dënuar apo hetuar jashtë vendit dhe që nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe kanë pretenduar se nuk kanë patur djeni për këto fakte, KQZ-ja ka shpallur pavlefshmërinë e mandateve. Pra të kundërtën e asaj që Ilirjan Celibashi zgjodhi të bëjë sot.

Qerim Ismailaj është subjekt ndalimi i ligjit të dekriminalizimit. Ai përfshihet në shkronjën “ç” të pikës 1, të nenit 2 të ligjit, për shkak se ka kryer një krim dhe është dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim. Për këtë rast ndalimi zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, deri në momentin e rehabilitimit. Qerim Ismailaj jo vetëm nuk e ka përfunduar dënimin, por e ka fshehur atë dhe vendimi nuk është ekzekutuar sipas ligjit.

Vendim i Ilirjan Celibashit për të mbajtur në kundërshtim me ligjin një person të dënuar në krye të Bashkisë së Mallakastrës, është tregues i një vullneti të mbrapshtë politik për të goditur ligjin më të rëndësishëm të Republikës tonë, atë të Dekriminalizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?