Kryebashkiaku i PD-së: Unë komunikoj shpesh me Ramën, kam hallin e qytetarëve

Kryebashkiaku i PD-së në Kavajë, Fisnik Qosja, ka zbuluar në një intervistë televizive se ka komunikim normal me Kryeministri Edi Rama për çështje pune për të mirën e banorëve kavajas.

Qosja ka folur edhe lidhur me debatin me Ramën për legalizimet, teksa tha se nuk ka pse i tregon planin e punës kryeministrit, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me Ramën.

Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”, tha Qosja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?