Kryebashkiaku Safet Gjici: Bujtina Musaj një shtëpi e kthyer në bujtinë. Risjell për turistët jetën reale në fshat

Turizmi malor dhe sitet natyrore janë një potencial për t’u shijuar dhe eksperiencë për t’u jetuar në Kukës. Ndaj kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici këtë të mërkurë ka vizituar Bujtinën Musaj në fshatin Çajë.

”Një shtëpi e vjetër dhe e kthyer në bujtinë, duke risjellë për turistët jetën reale në fshat e cila ndodhet në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik, një nga atraksionet me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Mbi të gjitha këtu nuk mungon mikëpritja e ngrohtë dhe e veçantë e familjes Musaj. Ju ftojmë të vini dhe ti vizitoni fshatrat turistikë më të bukur në Kukës”.

Po ashtu Gjici nuk ka harruar që të kujtojë se më 3 korrik, do të ketë një super organizim festiv me rastin e Ditës së Bjeshkëve në Bjeshkët e Bushtricës.

Postimi i plotë

“EJA N’SHPINË TËNDE”

Turizmi malor dhe sitet natyrore janë një potencial për t’u shijuar dhe eksperiencë për t’u jetuar në Kukës. Në fshatin Çajë bashkë me Ardian Musaj, për të shijuar jo vetëm natyrën e bukur, por edhe ushqimet e shijshme bio në Bujtinën Musaj, një shtëpi e vjetër dhe e kthyer në bujtinë, duke risjellë për turistët jetën reale në fshat e cila ndodhet në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik, një nga atraksionet me bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

Mbi të gjitha këtu nuk mungon mikëpritja e ngrohtë dhe e veçantë e familjes Musaj. Ju ftojmë të vini dhe ti vizitoni fshatrat turistikë më të bukur në Kukës.

*Mos harroni më 3 Korrik, një super organizim festiv me rastin e Ditës së Bjeshkëve. JU MIRËPRESIM NË BJESHKËT E BUSHTRICËS.

SHKARKO APP