Kryebashkiaku Veliaj me të moshuarit

 

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën e punës duke pirë kafe me pensionistë dhe veteranë.

Ai ka zgjedhur diçka origjinale për këtë ditë, duke pritur fillimisht në zyrën e tij një grup përfaqësuesish të pensionistëve dhe të shoqatave të veteranëve, e më pas konsumoi një kafe në ambientet prapa bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka siguruar transport falas per të gjithe personat qe kane mbushur moshen e pensionit, ne linjat publike te Tiranes qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nderkaq, shumë lokale në kryeqytet i janë përgjigjur apelit të bashkisë duke ofruar kafe falas për të moshuarit gjatë orëve të para të mëngjesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?