Kryebashkiaku Veliaj priti Gjon Muharremin, shqiptaro-zvicerianin që u vlerësua i pari nga juritë në Eurovizion

Kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj, gjithnjë i aposionuar pas artit dhe kulturës, ka pritur sot shqiptarin me banim në Zvicër i cili këndoi në Eurovizion, Gjon Muharremi. Në Eurovizion, Gjoni u vlerësua nga juritë profesioniste si i pari, ndonëse votimi popullor e nxori në vend të tretë.

Sot Erion Veliaj ka postuar takimin me Gjon Muharremin dhe shkruan:

“Gjon Muharremi është nga ata djem – shembull për t’u ndjekur – që ia ka dalë mbanë me shumë punë e përkushtim, derisa u ngjit në skenën e Eurovizionit. Jam krenar për të dhe të gjithë të rinjtë si ai!”

Gjon's Tears - Tout l'Univers - LIVE - Switzerland 🇨🇭 - Second Semi-Final - Eurovision 2021

SHKARKO APP