Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:01 Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje Tirana u ndal në barazim 0-0 në Vorë, në ndeshjen që mbylli javën e 12-të të Abissnet Superiore. Pas këtij rezultati bardheblutë renditen të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryebashkiaku Veliaj uron 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet: Të gjithë bashkë do vazhdojmë ta çojmë Tiranën përpara

Kryebashkiaku Veliaj uron 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet: Të gjithë bashkë do vazhdojmë ta çojmë Tiranën përpara

Politikë
E diel, 11 Shkurt 2024 15:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar qytetarët me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë. Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Veliaj thotë se ky 11 shkurt është një nga ato ditë, kur secili është krenar që jeton dhe punon në një qytet kaq dinamik, kaq bujar dhe kaq modern, saç është bërë Tirana.

“Sot Tirana mbush 104 vjet si Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve, ndaj më lejoni t’ju marr pak kohë për t’ju uruar me fjalët e zemrës këtë përvjetor të rëndësishëm për kryeqytetin! Qindra dhe qindra vite të tjera të begata Tiranës sonë dhe tironsve të rinj e të vjetër kudo ku janë! Sot është një nga ato ditë, kur secili prej nesh është krenar që jeton dhe punon në një qytet kaq dinamik, kaq bujar dhe kaq modern, saç është bërë Tirana jonë këto vite; që ka krijuar familjen e tij këtu dhe që kontribuon në shoqërinë tonë, që mbjell ndoshta një pemë për qytetin, por që mbi të gjitha ka hedhur rrënjë dhe e sheh të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij këtu në këtë qytet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për ne tironsit, ky qytet është shtëpia jonë e madhe, zemra jonë e madhe, prandaj në këtë 104-vjetor, lutja ime është të jemi gjithmonë bashkë, siç kemi qenë në histori të vështira siç është një familje, siç ishim gjatë pandemisë, gjatë tërmetit, siç kemi qenë në çdo situatë që na ka sfiduar. Dhe si një familje e madhe të reflektojmë për gjithçka kemi bërë deri më sot, por edhe për atë që duam të projektojmë në ëndrrat tona, në mendjen tonë, në planet tona, për qytetin e 104 viteve që do të vijnë”, shprehet ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj nënvizon se ky qytet ka treguar se mund të modernizohet nga kryeqendër e izolimit, në një kryeqendër të hapjes, së turizmit dhe të teknologjisë së informacionit.

“Ne tironsit, më shumë se kushdo tjetër, e kemi provuar se kur jemi bashkë, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe askush nuk na ndal. Ne kemi treguar që ngrihemi fuqishëm edhe kur rrëzohemi nga pandemia apo tërmeti. Ne kemi treguar sesi ky qytet mund të modernizohet nga kryeqendër e izolimit, në një kryeqendër të hapjes, së turizmit, të teknologjisë së informacionit. Ndaj dëshira ime, urimi im këtë 104-vjetor, është të vazhdojmë të punojmë së bashku, të mbështesim njëri – tjetrin dhe të ecim përpara pa u ndalur, për ta kthyer Tiranën, në pjesën më evropiane, të Shqipërisë sonë evropiane në Ballkan”, thekson kreu i Bashkisë.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se qyteza e Tirana e vogël e 104 viteve më parë, sot është kthyer në zemrën që rreh ekonominë, politikën, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër në shoqërinë e shqiptarëve.

“E kam thënë gjithmonë se, Tirana, na do të gjithëve njësoj. Se kur mbështesim njëri – tjetrin nxjerrim më të mirën nga vetja jonë dhe nga qenia jonë. Kur qeveria erdhi në atë qytet provizor, Tirana kishte rreth 10 mijë banorë, sot ka 104 herë më shumë, në 104 vite histori. Do të thotë që ajo qytezë e vogël, sot është kthyer në zemrën që rreh ekonominë, politikën, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër në shoqërinë e shqiptarëve. Sot ky qytet është qyteti i mbi 1 milionë banorëve, por edhe i 1 milionë zemrave që rrahin për të, 1 milionë ideve, projekteve dhe ëndrrave që thuren çdo ditë për Tiranën tonë”, deklaroi Veliaj.

Teksa renditi disa nga arritjet e fundit të Tiranës si kryeqytet edhe në arenën ndërkombëtare, kreu i Bashkisë u shpreh se formula e suksesit të qytetit është mbështetja e njëri–tjetrit.

“Ne kemi punuar fort për të mbërritur deri këtu. Kush thotë se ky vend nuk bëhet, dua t’i kujtoj që, ne jemi Tirana “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”; ne jemi Tirana “Kryeqyteti Europian i Sportit”, ne jemi Tirana që drejton sot me “B-40” të gjithë bashkitë e Ballkanit, ne do të jemi Tirana “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës” në 2025-ën, për të treguar që ky vend ka taban, ka art, ka kulturë, prodhon pafundësisht nga ëndrrat tona edhe nga zemrat tona. TË GJITHË BASHKË E KEMI BËRË TË MUNDUR DHE TË GJITHË BASHKË DO VAZHDOJMË TA ÇOJMË TIRANËN PËRPARA. Formula e suksesit e qytetit tonë është se kur mbështesim njëri – tjetrin, kur i themi njëri – tjetrit “Bravo të qoftë!”, “Ec përpara!”, “Jam shumë krenar për punën që po bën edhe për projektet që po thur!”, atëherë sukseset i secilit prej nesh, është suksesi ynë i përbashkët! E gjithë Tirana gëzon kur secili prej nesh ia del në këtë qytet. SEPSE TIRANA JEMI NE DHE NE JEMI NË RRUGË TË MBARË”, thekson Kryetari i Bashkisë së Tiranës në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve në këtë 104–vjetor të shpalljes kryeqytet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 5 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 30 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 35 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 39 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.