Kryediplomati hungarez në Tiranë: Reformat integruese garantojnë stabilitet
Pas takimit mes dy delegacioneve, në konferencën e përbashkët për shtyp dy zyrtarët konfirmuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe angazhimin për t’i çuar ato më tej.
Ministri hungarez vuri në dukje rolin e rëndësishëm që ka marrë së fundi rajoni i Ballkanit Perëndimor, nisur nga zhvillimet globale, ndaj dhe stabiliteti në këtë pjesë të botës, tha ai, ka një rëndësi shumë të madhe për Hungarinë.
“Vijimi i reformave në procesin e integrimit është mënyra më e mirë për ruajten e stabilitetit në Balkanin Perëndimor”, tha ministri Szijjarto.
Pasi uroi Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat, kryediplomati hungarez shprehu mbështetjen e vendit të tij për thellimin e reformave integruese në BE.