Kryediplomati: Polonia, mbështetje reformave të Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Witold Waszczykowski, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Palët konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe vullnetin e përbashkët për t’i forcuar edhe më tepër ato, duke u ndalur kryesisht në bashkëpunimin ekonomik.

Ministri Bushati evidentoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe në procesin e integrimit evropian, për angazhimin me qëllim miratimin e reformës në drejtësi, si një reformë e një rëndësie të jashtëzakonshme për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me impakt të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ministri Waszczykowski shprehu mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandryshueshme të Polonisë për procesin e reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në vijim të rrugëtimit evropian të vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ministrat vlerësuan si tepër të rëndësishëm forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh, bashkëpunimit rajonal dhe mes rajoneve (V4-WB6), si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Polonia do të marrë drejtimin e Grupit të Vishegradit dhe me këtë rast u evidentua rëndësia e bashkëpunimit rajonal si katalizator i proceseve integruese, si dhe angazhimi i Polonisë për të ndarë eksperiencën e saj me Shqipërinë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim.

Duke u ndalur në kuadër të bashkëpunimit në NATO, ministrat evidentuan rëndësinë e përballimit të rreziqeve ndaj sigurisë euro-atlantike nëpërmjet angazhimit kolektiv, i cili do të jetë pjesë thelbësorë e agjendës së Samitit të Varshavës.

Në kuadër të kësaj vizite, në ambientet e MPJ u ekspozuan disa materiale arkivore mbi marrëdhëniet diplomatike dypalëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?