Kryeinspektorati Digjital i Territorit, Rama: Do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit, duke treguar se çfarë do të bëjë. Sipas Ramës, do të mbulojë hap pas hapi gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor. ”Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektorat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit”, shkroi Rama.

Postimi i plotë

Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?