Kryemadhi: Agjenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo agjendë politike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas Juraga.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë.

Në bisedë me ambasadoren kroate Sanja Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë, e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku agjenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo agjendë politike”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?