Kryemadhi: Aleanca jonë strategjike me SHBA themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës
Në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ka shprehur urimin e saj edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ajo shkruan se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA para 30 vitesh, ishte garancia më e madhe dhe jetike se komunizmi nuk do të kthehej kurrë në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim.
”Çdo shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë do t’i jetë mirënjohës përjetë SHBA-ve, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm për çlirimin dhe pavarësimin e saj”.
Nga ana tjetër, ajo nënvizon se aleanca e Shqipërisë me SHBA është themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohet demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhmeje të prosperuar ekonomike.
Postimi i plotë
Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA para 30 vitesh, ishte garancia më e madhe dhe jetike se komunizmi nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim. Edhe sot pas 30 vitesh, SHBA janë në krah të demokracisë në Shqipëri, ashtu siç kanë qenë në krah të saj edhe për anëtarësimin në NATO dhe integrimin europian.
Çdo shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë do t’i jetë mirënjohës përjetë SHBA-ve, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm për çlirimin dhe pavarësimin e saj.
Aleanca jonë strategjike me SHBA është themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohen demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhmeje të prosperuar ekonomike