Kryemadhi: Basha i vodhi katër mandate LSI-së, pastaj u bë buçe dhe shqeu Berishën! Rakipi: Epo qenkeni të paaftë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se opozita u tradhtua nga Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit parlamentare.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se Basha i ka dorëzuar Ramës 4 mandate që duhet ti merrte LSI, duke ia vjedhur kësaj partie.

Pjesë nga biseda në studio: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Rakipi: Kur e more vesh ti? (tradhtinë e Lulit)

Swiss Digital Mobile Reklama

Monika Kryemadhi: Në 25 prill.

Ylli Rakipi: Epo qenke e paaftë. Ti jepje jetën për Bashën. Të vrisje po të thoshe një fjalë për Bashën…

Monika Kryemadhi: Katër mandate i ka vjedhur PD-ja, LSI-së dhe ia ka dhënë PS-së.

Ylli Rakipi: Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë.

Monika Kryemadhi: Edhe ti kur ke ikur nga televizionet ishe i paaftë? Ti shkon për të bërë punë të mirë dhe të fusin thikën pas shqpine.

Ylli Rakipi: Dhjetë vjet nuk quhet futje, por dashuri. Zonjë e nderuar, një vit pasi kanë mbaruar zgjedhjet, vjen dhe thua më vodhi Luli.

Monika Kryemadhi: E kam thënë që në nëntor unë këtë.

Ylli Rakipi: Po ju paskeni mbajtur gjarprin… Dhe ju nuk jeni fare në rregull.

Monika Kryemadhi: Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?