Kryemadhi: Bashkim Fino një socialist i vërtetë. Ishte kundër çdo konflikti absurd
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes së Bashkim Finos, i cili humbi jetën si pasojë e prekjes nga Covid-19, thotë se Fino është një socialist i vërtetë. ”Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim”,-shkruan Kryemadhi në facebook.
Postimi i plotë
Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim.