Kryemadhi: Buxheti për arsimin në Shqipëri duhet të shkojë 5% e GDP
Në një lidhje në A2 TV kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se investimi tek një arsim cilësor është shumë i rëndësishëm. Kryemadhi tha se buxheti për arsimin në Shqipëri duhet të shkojë tek 5% e GDP dhe ky do të jetë një objektiv i LSI dhe opozitës së bashkuar. Por për kryetaren e LSI arsimi nuk duhet të jetë thjesht në buxhet por në politika afatgjata dhe të mirëstudiuara.
Zonja Kryemadhi unë jo më kot solla në vëmendjen trendet e ikjes së të rinjve, e trishtueshme por e ndërgjegjshëm që kjo është dhe një nga kauzat e kapura më fort prej jush ndër vite e sidomos sot. Kur flasim për alternativën e sotme të LSI, i keni deklaruar si top prioritete pa diskutim të rinjtë,arsimin dhe punësimin që janë besoj dy shtyllat bazike të programit që ju proklamoni sot. A mund të më thoni çfarë është punuar në këtë drejtim?
Është punuar jashtëzakonisht shumë, nuk është e nevojshme për ta përgatitur programin me një numër të madh faqesh apo me fjalë shumë të mëdha, është shumë e thjeshtë , të skanosh situatën e sotme, kush janë problematikat që kanë sot të rinjtë , të rejat, familjet shqiptare që janë taksat e larta, mungesa e klimës së biznesit, mungesa e punësimit. Edhe ata që janë në punë kanë një pagë shumë të ulët e cila nuk arrin dot të plotësojë kërkesat më elementare sepse janë rritur çmimet, janë rritur taksat, është rritur çmimi i energjisë elektrike, janë rritur shpenzime të tjera dhe ajo çka ne ndjejmë sot të të rinjtë dhe të familjet shqiptare është që ata ndihen jo vetëm të pasigurt por dhe mungesa e shpresës për të jetuar në Shqipëri. Pra ata nuk e ndjejnë më Shqipërinë si shtëpinë e tyre por kërkojnë që të largohen. E vetmja gjë që diskutojmë me të rinjtë është që mungesa e një arsimi cilësor nuk u garanton një punë të mirëpaguar nesër. Mungesa e një arsimi cilësor nuk iu garanton konkurrencën nesër jo vetëm në vendet evropiane por dhe me vendet e rajonit dhe fokusi ynë kryesor është te krijimi i klimës së biznesit pra për të krijuar një mundësi punësimi, uljen e taksave që të krijosh mundësi të rritjes së pagave dhe të krijosh mundësinë e vendeve të reja të punës por nga ana tjetër dhe krijimin e një programi Mëso dhe Fito. Për ata që janë studentë të kenë dhe mundësinë e punësimit nëpër kompani të ndryshme që të kenë mundësi jo vetëm të një page që ti ndihmojë për realizimin e arsimimit të tyre por nga ana tjetër të kenë dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së tyre në tregun e punës. Ndërkohë për të vazhduar pastaj në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me taksat e larta, administrimit të TVSH për të rivlerësuar nga skema fiskale dhe për të krijuar një lehtësi që krijon jo vetëm çmime të ulëta në xhepat e konsumatorëve shqiptare por krijon dhe një formalizim të tregut shqiptar i cili krijon hapësira të reja jo vetëm në buxhetin e shtetit por dhe riqarkullimin e mundësive financiare për të krijuar vende të reja pune dhe për tu dhënë atyre një mundësi të pagimit.
Sigurisht që arsimi është kryesori, arsimi nuk është tulla dhe llac, arsimi është investim, nuk është shpenzim, arsimi nuk është zë në buxhet, arsimi është investim, investim afatgjatë dhe jetik për një shtet, për një komb, për një popull. Për ne arsimi nuk shikohet thjesht në shifra në buxhete, për ne arsim, për ne arsimi shihet në investim në politika pra në mënyrën e zhvillmit të sistemit arsimor, sepse nuk mund të ndërtosh një shkollë në majë të malit ku nuk ka asnjë nxënës, kur ndërkohë zhvillohen mësimet me katër turne në shkollat në mes të Tiranës apo në qytete të tjera ku është përqëndrimi më i madh i popullsisë. Ne dhe si opozitë bashkë në këtë drejtim kemi thënë që arsimi duhet të shkojë në 5% të GDP. Por unë nuk mendoj që duhet të flasim për arsimin thjesht një kuadrin e shifrave.