Kryemadhi dhe Yuri Kim bëhen bashkë për të uruar Kurban Bajramin te Komuniteti Mysliman Shqiptar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, janë bërë bashkë sot në një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar me rastin e Kurban Bajramit.

Pas daljes nga KMSH, Kryemadhi në një prononcim për mediat uroi të gjithë besimtarët myslimanë.

Një nga vlerat më të mëdha që ka populli shqiptar, toleranca fetare. Në këtë ditë të shënuar të besimtarëve myslimanë, dua të uroj popullin shqiptar, që të gjejë qetësinë shpirtërore për të ngritur vlerat. Zoti na krijon mundësinë për të qenë vetëvetja, për të mos pasur frikë nga e keqja”, tha ajo.

SHKARKO APP