Monika Kryemadhi: Edi Rama! Do skuqesh në tigan nga tre milionë shqiptarë!

Kryeministri Edi Rama është përpjekur sot të bëjë diversionin e radhës me sulmet ndaj PD dhe LSI. Në replikat me kreun e PD-së, Lulzim Basha kryeministri i është kthyer dhe njëherë retorikës së përdorur në vitin 2017 me kazanë, tepsi dhe tiganë.

Pas deklaratës së Edi Rama, ka ardhur përgjigja e kryetares së LSI. Në një video publikuar në Facebook, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ironizojnë deklaratat e Edi Ramës. Kryetarja e LSI-së i kthen përgjigje kryeministrit me të njëjtën gjuhë, duke deklaruar se me 25 prill kryeministri do të “piqet në tiganin e 3 milionë votave të shqiptarëve”.

Ditën e sotme, gjatë replikave me Lulzim Bashën, Edi Rama sulmoi dhe LSI. “Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”,-deklaroi Rama.

 Dialogu mes Kryemadhit dhe Vasilit:

Kryemadhi: Na ka gjetur belaja, nuk zuri mend Edi Rama as nga tepsia dhe as nga tiganët…

Vasili: Do hajë ndonjë tepsi kokës tani, s’ka rrugë tejtër.

Kryemadhi: Po, te tigani do skuqet tani … do ta skuqin shqiptarët më 25 prill. Jo një milion vota, por 3 milionë vota ke atje. Te tigani i shqiptarëve, Ed Rama, aty ke për të përfunduar.

 

SHKARKO APP